Politikë

E ngarkuara me punë e SHBA-ve në ambjentet e presidencës, takohet me Metën

E ngarkuara me punë e SHBA-ve në ambjentet e presidencës, takohet

Leyla Moses-Ones po zhvillon një takim me presidentin Ilir Meta, në kohën kur në Parlament sapo ka filluar debati për vendimin e tij me anulim zgjedhjesh e ku në fund do votohet për shkarkimin e tij.

E ngarkuara me punë e SHBA-ve, është parë teksa futet në ambientet e presidencës dhe takimi vjen në një kohë ku politika ka pasur zhvillime, ndonëse ndërkombëtarët kanë dhënë mesazhet e tyre, që zgjedhjet duhet të bëhen në datën e përcaktuar, e nga ana tjetër nga PS janë të bindur që zgjedhjet do mbahen me 30 qershor.

Kujtojmë se ditën e hënë zyrtarja e lartë amerikane Leyla-Moses Ones pati një takim me kryeministrin Rama, vetëm pak orë pas konferencës së jashtëzakonshme të orës tetë të mëngjesit të Presidentit Ilir Meta, ku firmosi shfuqizimin e dekretit të zgjedhjeve, anulimin e datës 30 qershor. / Tiranapost.al. E.B

Image result for Ilir Meta