Aktualitet

E moshuara në Vlorë tenton të kryejë vetëvrasje, hidhet nga ballkoni i shtëpisë

E moshuara në Vlorë tenton të kryejë vetëvrasje, hidhet

Një 70-vjeçare dyshohet se tentoi të kryente vetëvrasje mbrëmjen e kësaj të marte.

E moshuara me inicialet S.N. është hedhur nga ballkoni i shtëpisë në Selenicë të Vlorës.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se, ngjarja ndodhi rreth orës 20:15, ndërsa nuk dihen ende shkaqet që çuan të moshuarën të marrë këtë vendim.

Ajo ndodhet në spital në gjendje të rëndë dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave./ Tiranapost.al