• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    E mbani mend këtë aktorin e “Dawson’s Creek”? Sot ka 5 fëmijë dhe një histori të dhimbshme për vdekjen e të gjashtit


    James Van Der Beek është aktori që me siguri e mbani mend me emrin e rolit të tij si Dawson te “Dawson’s Creek”, serial që nisi në vitin 1998 dhe zgjati 5 vite.

    Sot ai ka një familje të madhe me 5 fëmijë, por këtë fundjavë gruaja e tij Kimberly humbi fëmijën e tyre të gjashtë, gjatë një aborti spontan. Ishte vetë aktori që tregoi gjatë “Dancing With the Stars” se po vajtojnë për humbjen e fëmijës.

    “Gruaja ime Kimberly dhe unë kaluam makthin më të keq të prindërve. E humbëm foshnjën tonë. Shpirti i vogël që kishim pritur të sillnim në familjen tonë iku. Asnjëherë nuk e dini pse ndodhin këto gjëra, kjo është ajo që u kam thënë fëmijëve të mi. E vetmja gjë që dini është se kjo iu afron më pranë, të bën më të hapur, të hap zemrën, thellon vlerësimin tuaj. Kjo iu bën më njerëzorë. Kimberly po kërcej për ty, po kërcej për ne. Kimberly faleminderit për gjithçka që bën. Nuk e di se si ia del, 5 fëmijë. Je e mrekullueshme”, tha ai.

    Më parë ai e ndau lajmin në rrjetet sociale: “Të thyer. Të shkatërruar. Në shok. Kështu ndihemi tani menjëherë pasi shpirti që menduam se do të mirëpresim në familjen tonë në prill… mori një rrugë të shkurtër të asaj që qëndron përtej kësaj jete. E kemi kaluar këtë më parë, por kurrë kaq vonë në shtatzëni, dhe asnjëherë të shoqëruar nga një kërcënim kaq të frikshëm, të tmerrshëm për Kimberly-n dhe shëndetin e saj. Mirënjohës që tani po rimëkëmbet. Faleminderit të gjithë miqve dhe bashkëpunëtorëve tanë  që u shfaqën për ne kaq bukur gjatë kësaj kohe. Siç thanë shumë prej jush, “Nuk ka fjalë …” dhe është e vërtetë. Kjo është arsyeja pse në një kohë si kjo është e mjaftueshme të dini se jeni atje”.

    View this post on Instagram

    Wrecked. Devastated. In shock. That’s how we’re feeling right now after the soul we thought were going to welcome into our family in April… has taken a short cut to whatever lies beyond this life. We’ve been through this before, but never this late in the pregnancy, and never accompanied by such a scary, horrific threat to @vanderkimberly and her well-being. Grateful that she’s now recovering, but we’ve only just begun unpacking the layers of this one. Thank you to all of our friends and co-workers (and dance partners) who have shown up for us so beautifully during this time. As many of you have said, “There are no words…” and it’s true. Which is why in a time like this it’s enough to know that you’re there. Grieving AND counting our blessings today.

    A post shared by James Van Der Beek (@vanderjames) on

    Aktori 42-vjeçar dhe Kimberly janë prindër të 5 fëmijëve: Gwndolyn, 16 muaj, Emilia, 3 vjeç, Annabel Leah, 5 vjeç, Olivia, 9 vjeç dhe Joshua, 7 vjeç./ Burimi People/ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post