• Shqip
  • English
  • E premte, 22 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    E mbani mend gruan që i nxori gishtin e mesit presidentit Trump? Ja si ka ndryshuar jeta e saj pas dy vitesh


    Në kohën kur bëri gjestin ndaj presidentit amerikan Donald Trump, i cili po shkonte me makinë në fushën e golfit, sapo u identifikua ku punonte, shefat i njoftuan se duhej të largohej nga puna, por me justifikimin se kishte shkelur rregullat e etikës në publik.

    Por sot Juli Briskman, 52 vjeç fitoi një vend në Bordin e Mbikëqyrësve të Qarkut të Loudon në Virxhinia, duke mposhtur republikanin aktual në zonë.

    Gjestin ndaj presidentit e bëri në tetor të vitit 2017, kur Briskman po pedalonte biçikletën dhe kur makina e Trump po e parakalonte, ku ishte nisur për në kursin e Golfit në rezidencën e tij, Juli i nxori gishtin e mesit, si shenjë zemërimi kundër politikave të tij.

    Briskman  punonte si specialiste marketingu dhe komunikimi prej gjashtë muajsh për një kompani në Virginia të quajtur ‘Akima’. Ajo mendoi se ishte më mirë për të paralajmëruar departamentin e burimeve njerëzore për bujën që kishte bërë fotoja e saj në internet. Pasi kaluan ca kohë, shefat e saj e kërkuan në një zyrë dhe e njoftuan për pushimin nga puna me arsyen se kompania e tyre nuk mund të identifikohej me një grua që ngre gishtin e mesit në mes të publikut, duke prishur imazhin e kompanisë.

    Image result for Juli Briskman

    Ja si e rrëfeu ajo për Huffington Post momentin kur i nxori gishtin Trump-it:

     “E pashë brenda makinës që po lëvizte ngadalë dhe gjaku filloi të më vlojë. Ndërkohë që të gjithë kërkonin një sqarim për sigurimin shëndetësor dhe kostot që vijnë më pas, ai ishte nisur drejt fiksimit të tij, për të luajtur golf. Aty më iku mendja dhe bëra gjestin”. 

    Nëna e dy fëmijeve tashmë është e e sigurt me një punë të re./ BuzfeedNews/ Tiranapost.al. E.B

    Image result for Juli Briskman

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post