Aktualitet

E lodhur dhe pak e zhgënjyer. Por kompromiset magjike të Angela Merkel nuk e lanë në baltë sot

Sa udhëheqës botërorë mund të bëjnë bisedime 24 orë pa ndërprerje, duke diskutuar me rivalët dhe aleatët për politikat e vendit dhe të arrijnë një marrëveshje sipas kushteve të tyre? Ka shumë pak, por kancelarja sepse kështu u vendos sot të mbetet, Angela Merkel është njëra prej tyre.

Kjo është periudha më e gjatë pas Luftës së Dytë Botërore në të cilën Gjermania ishte pa një qeveri, zgjedhjet ishin në shtator dhe raundi i bisedimeve midis Kristian Demokratëve të Merkelit (CDU), aleatëve bavarezë nga CSU dhe SPD që filloi të enjten në mëngjes dhe përfundoi sot ka bërë gjithashtu historinë si procesi më i gjatë i parë ndonjëherë.

Gjatë sagës paszgjedhore, Merkel, dukej e lodhur dhe e zhgënjyer. Por kurrë nuk hoqi dorë. Rruga e saj drejt përparimit të sotëm ka qenë lineare dhe logjike. Së pari, ajo provoi kombinimin e partive që dukeshin më premtuese sipas rezultateve të zgjedhjeve. Kur kjo dështoi, sepse Lindner nuk mundi të pranonte disa kompromise me të gjelbërtit e majtë, Merkel nuk mori parasysh premtimin e udhëheqësit të SPD Martin Schulz që të mos rifillojë koalicionin e madh që udhëhoqi vendin për katër vitet e fundit dhe hodhi propozimin për zgjedhje të reja.

Një ndërhyrje nga Presidenti Frank-Walter Steinmeier, dikur udhëheqës i SPD-së dhe nxitja nga grupet e orientuara nga biznesi e bindën Schulzin se dorëzimi i mandatit tek votuesit ishte një ide e keqe dhe se në një zgjedhje të re, SPD mund të merrte rezultatin më të keq të parë ndonjëherë.

Sot në mëngjes u bë e qartë se sa e vështirë ishte për Merkel, madje u përball me një fund të parakohshëm të karrierës së saj politike: Shumica e gjermanëve dyshonin se ajo do hiqte dorë edhe nga karriera pasi të mos triumfonte. Por, luftoi, priti duroi dhe në fund fitoi.

Schulz tha se negociuesit kishin arritur gjithashtu "përparim për Evropën"  një sërë politikash që përputhen me entuziazmin e Presidentit francez Emmanuel Macron për një Bashkim Evropian më të afërt.

Marrëveshja është kufizimi i azilkërkuesve në Gjermani me rreth 200,000 në vit. Projekti gjithashtu flet për kufizimin në 1,000 në muaj të numrit të emigrantëve që do të lejohen të bashkohen me familjen e tyre që jetojnë në Gjermani.

Kështu, kompromiset magjike të kancelares Merkel ende funksionojnë dhe ata që e nxorën jashtë loje, e patën komplet gabim. Bloomberg,  Leonid Bershidsky. Tiranapost.al E.B