• Shqip
  • English
  • E premte, 23 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • It's butter baby Të gjitha

    E lashë cigaren! Unë zbulova se ka vetëm një mënyrë


    Nuk e kisha menduar se si mund të rrija në kafe dhe ajo të mos ishte në tavolinë, të pija një gotë dhe ajo të mos ishte shoqëruesja perfekte, të dilja në ballkonin e shtëpise darkave duke folur në celular  pa ate në dorë, të mbaroja emisionin dhe të mos ulesha me kolegët për një të tillë, apo në një moment mërzie të mos ndizja një cigare…

    Nuk e kisha menduar se si mund të rrija në kafe dhe ajo të mos ishte në tavolinë, të pija një gotë dhe ajo të mos ishte shoqëruesja perfekte, të dilja në ballkonin e shtëpise darkave duke folur në celular  pa ate në dorë, të mbaroja emisionin dhe të mos ulesha me kolegët për një të tillë, apo në një moment mërzie të mos ndizja një cigare.

    Sot bej 14 ditë,

    nga dita që vendosa të mos pi asnjë cigare, do doja të bëhën edhe mijëra ditë të tjera pa të. Gjithçka që shkrova më sipër qenkan më të shijshme dhe më të bukura pa tymosur.

    Në kaq ditë pa cigare, marr frymë lirisht, ndihem më pak e lodhur, më energjike, shijoj ushqimin dhe në fund të ditës përpara pasqyrës kam pamje më të freskët.

    Ndihem e pastër, sidomos kur më duhet të takoj dikë,  afrohem në përqafim pa asnje frikë se era e cigares do mbizotërojë mbi aromën e flokëve të larë apo parfumit të preferuar. Në dimër ndihet më shumë era mbi pallto, e pulovra. Do të na kushtonte larja dhe tharja e tyre në ditë të ftohta.

    Mendoj të gjitha këto dhe e largoj cigaren.

    Provoni të bëni diçka të mirë për vetën, për trupin,  për mëndjen, për të afërmit.

    Prindërit e mi u gëzuan shumë për këtë vendim, e këtë gëzim do ishte e padrejtë ta zëvëndësoja me një cigare. Copyright/ tiranapost.al