Aktualitet

E kush e dinte se do përfundonin bashkë...

Kur gjeni personin e duhur për të ndarë jetën, thjesht e ndjeni dhe e dini, kështu thonë shumë njerëz që janë martuar me atë që kanë dashur. Por së fundmi një çift ka provuar se ndonjëherë e ndjen se kush do jetë njeriu i jetës para se të humbni të gjithë dhëmbët e fëmijërisë.

Në një post të admirueshëm  në Instagram për "Mënyra se si u takuam", një njeri tregoi historinë se si u takua me gruan e tij të ardhshme Laura që në parashkollor. Ai tha se e dinte menjëherë se do të martoheshin një ditë por të tjerët nuk mendonin kështu, përkundrazi ata thonin se secili do zgjidhte rrugë tjetër në jetë...

eeee

Ja si e tregon ai historinë e dashurisë: Laura dhe unë u takuam në parashkollor. Një nga kujtimet e mia të para, kur isha 3 vjeç u ngrita para klasës dhe deklarova se një ditë do martohesha me të.

Si fëmijë, Laura më mësoi se si të luaja, shkonim bashkë në parqe e luanim. Edhe kur flinim në kopsht qëndroja pranë saj. Unë u dashurova me Laurën që  fëmijë dhe ende  e dua këtë ditë. Humbëm kontaktin kur filluam shkollën dhe për shtatë vitet e ardhshme, kartat vjetore të Krishtlindjeve të familjes ishin mënyra e vetme që shihnim fotot e njëri-tjetrit.

Por një ditë u takuam rastësisht përmes një miku të përbashkët. Brenda dy javësh vendosëm të lidheshim. Filluam kolegjin në vende të ndryshme por flisnim gjithmonë. Kam qenë  besnik ndaj saj që kur bëra premtimin parashkollor. I propozova asaj në vendin ku filloi të gjitha ... klasën tonë parashkollore. Tiranapost.al E.B