SPORT

E kryer! Matuidi transferohet te Juventusi

Përflitej që në fillim të merkatos, por u deshën problemet e treguara në mesfushë gjatë ndeshjes me Tottenham dhe Lazion që Juventusi të bindej për domosdoshmërinë e transferimit të Matuidi në Torino.

Sot Giuseppe Marotta ka mbyllur marrëveshjen me PSG-në, sipas së cilës francezi do të transferohet te Juventusi për 20 milionë euro, plus bonuset. Aktualisht futbollisti ka marrë avionin për t’u shpërngulur në Torino, aty ku pas kryerjes së vizitave mjekësore do të firmosë kontratën 3-vjeçare për të qenë gati në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Cagliarit.

Matudi cilësohet si ndër mesfushorët më të mirë francez. Prej shtatë vitesh luan me PSG-në, ku ka fituar katër kampionate. Gjithashtu me përfaqësuesen franceze numëron 58 paraqitje dhe tetë gola./Tiranapost.al