Showbiz

E kritikojnë prej një jete për këmbët e shtrembra, përgjigjia e Alessia Marcuzzit sfidon komentuesit

E kritikojnë prej një jete për këmbët e shtrembra,

Alessia Marcuzzi do jetë në qendër të lajmeve për shkak të prezantimit të L’Isola dei Famosi, ama këtë herë po e bën xhiron e rrjetit për diçka tjetër. Prezantuesja italiane ka qenë gjithmonë e kritikuar për këmbët e saj të cilat nuk konsiderohen perfekte.

Këtë herë vendosi t`u paraprinte gjithë komenteve “këmbët i ke të shtrembra” duke bërë një status autoironik në videon që postoi, ku këmbët dukeshin qartë.

https://www.instagram.com/p/BsodGObhx4I/?utm_source=ig_embed

“Marcu, mund të kalojë një tren mes këmbëve të tua”. Kjo ishte një nga frazat më të lezetshme që më thoshin në vitet e shkollës. Kishin të drejtë, e di! Me kohën kam mësuar që nëse e pranon një defect me lehtësi, mund ta shndërrosh në pikë të fortë… Ose në diçka unike që e ke vetëm ti. Kështu që këmbët e mia janë me të vërtetë shumë të shtrembra dhe s`dua të thuhet e kundërta”, shkruan ajo.

*Ky post u përshtat nga Huffington Post dhe është realizuar nga Fabjola Hije.