Showbiz

A e kishit menduar ndonjëherë që lavatriçja mund të “hajë” çorapet tuaja?

A e kishit menduar ndonjëherë që lavatriçja mund të

E çutditshme por e vërtetë: Në aspektin mekanik është e mundur që lavatriçja ta “hajë” një çorape.

Sipas psikologut Simon Moore dhe ekspertit të statistikës Geoff Ellis, të cilët e kanë vlerësuar dukurinë e çorapeve që zhduken, britanikët humbin 1.3 çorape në muaj, ose 15 në vit.

Problemi qendron në perceptimin tuaj.

Moore ka intervistuar 24 njerëz personalisht dhe 2000 të tjerë përmes internetit. Sipas tij zhdukja e çorapeve është rezultat i çrregullimit kognitiv.

“Ai që është përgjegjës për mbushjen e lavatrices pret që dikush tjetër ta zbrazë atë. Nëse e vërejnë se mungon një çorape, ata supozojnë se ndonjë anëtar tjetër i familjes do ta gjejë atë”, ka thënë ai.

Cila është e vërteta e këtij misteri? E vërteta është se çorapet mbeten në zona të cilat nuk mund të shihen nga përdoruesi.