LifestyleShowbizTe gjithaTIP top

E kërcënuan ditë më parë, por sot është i zënë me një selfie! Anita po e shkrep Ramushi po qesh


Një foto e mbërritur në emailin e Tiranapost tregon Ramush Haradinajn dhe bashkëshorten e tij Anita teksa bëjnë një selfie me pamjen e bukur të Jalit.


(Ramush dhe Anita Haradinaj në pushime, foto nga Tiranapost.al)

Çifti kryeministror ndodhet në jug për disa ditë pushim, por foto na duket relaksuese pas telasheve që nuk kanë të sosur per Haradinajt, vetëm pak ditë më parë Haradinaj u kërcënua me jetë. 2 kg tritol mbërriti në zyrën e tij si mesazh kërcënues. Por, asgjë s’ka ndryshuar në humorin e kryeministrit të Kosovës që si komandant lufte e një njeri që ka bërë burg, e humbur vëllezër në luftë e pas saj, nuk duket të jetë aq e thjeshtë ta ‘vrasësh’. Vjet çifti pati një foto edhe me Kryeministrin Edi Rama, por nuk e dimë nëse këto pushime do shihen për kafe.

(Ramush dhe Anita Haradinaj në pushime, foto nga Tiranapost.al)
(Ramush dhe Anita Haradinaj në pushime, foto nga Tiranapost.al)

Ky post është publikuar në Tiranapost.al 

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

Haradinajt i dërgojnë në zyrë pako me 2 kg tritol

Mediat kosovare: Kërcënohet me jetë kryeministri Haradinaj