• Shqip
  • English
  • E hënë, 9 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    E gjykuan pse s’mbajti zi për babain, Big Mama rrëfen amanetin e tij


    Pak ditë pas ndarjes nga jeta të të atit, Big Mama është nisur për arsye pune në Afrikë dhe meqë atje është ngrohtë e mot për plazh, ka përfituar për të marrë ca rreze dielli. Një ndjekëse e ka gjykuar veshjen dhe foton e saj, kurse Big Mama iu përgjigj duke treguar njëherësh amanetin e të atit.

    “Po mendohem a me t’kthy përgjigje, por po harxhoj pak minuta prej kohës që e kam shumë të rëndësishme… Para se të komentoni duhet të mendoni se unë këtë profesion kam dhe ty nuk mundet me t’u dhimb baba jem më shumë se mu. E dyta zinë qysh e mbaj e di vetëm unë, ty hiç mos të të hyjë në punë. E treta, baba jem e ka dashur artin dhe këtë e ka trashëguar tek unë. Amanet ma ka lanë që kur t’vdes ditën e tretë ki me dal me këndu në tv ki me kesh para publikut”, tha Big Mama në postimin e saj.

    *Ky post është realizuar nga Fabjola Hije

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post