Bukuri Lifestyle Modë Nën lupën e Stela Sallakut Te gjitha TIP top

E gjetëm parfumin e këtij dimri


Nga Stela Sallaku/Duke folur me një mikeshën time disa ditë më parë për aromat e preferuara të parfumeve, vura re se sa ndryshojnë preferencat në çdo stinë. Në verë preferohen të athtat të cilat kanë përmbajtje agrumesh, lulesh dhe përzierje të freskëta, ndërsa në dimër preferojmë disa të tjera më të ëmbla. Meqë jam në kërkim të një arome të re, nisa të shikoja për parfumin që do doja këto kohë. Unë kam lëkurë delikate e cila skuqet menjëherë dhe për rezultat më duhet një cilësor me tre komponentët kryesor, vajin, ekstraktin dhe distiluesin.

U prezantova para disa ditësh me linjën “Acqua di Parma” dhe menjëherë u bëra kurioze për ta njohur më shumë brandin.

Vura re se kisha të përbashkëta me krijuesin e brandit, Carlo Magnani, një coturier në qytetin e Parmës. ADP u krijua më 1916-ën dhe gjatë viteve miqtë dhe kolegët u bënë kurioz për aromën që e personifikonte kaq mirë dhe që aty ajo u kthye në markë të personalizuar duke u bërë një simbol i stilit italian. U shit në atelier-in e tij, si prekja përfundimtare për veshjet e zotërinjve të sofistikuar. Bie në sy menjëherë logoja e thjeshtë, por me prerje simetrike, nuanca si dhe shishja ikonë, e cila e ka ruajtur për 100 vjet përsosmërinë, kreativitetin italian si dhe pasionin e Z. Magnani.

(Foto nga eventi i Acqua di Parma)

Po çfarë e diferencon produktin nga shumë brande të tjera në treg? Se të gjithë kemi provuar mjaft parfume dhe tashmë jemi bërë të vetëdijshëm për cilësitë që na ofrohen. Jo vetëm kaq por na nevojitet ta njohim mirë artikullin për të cilin po shpenzojmë një sasi të caktuar të të ardhurave, dhe dihet që për ne si popull i bie rreth ¼ e rrogës mujore. Ajo që mësova unë nga Acqua di Parma është se ata besojnë se thjeshtësia është thelbësore për elegancën, veçanërisht elegancën italiane. Italianët i duan gjërat të bëra ngadalë dhe me dorë, sepse në këtë mënyrë i japin jetë secilës prej tyre. Jo vetëm kaq, Acqua di Parma mbështetet në 3 parime:

Produktet janë të thjeshta, të bazuara në përbërës natyral, në frutat e arta (portokall, limon, bergamot).

(Foto e parfumit marrë nga eventi)

Perfekte por në në një formë unike, admirojnë punën e dorës, paksa të parregullt por gjithmonë e kuruar.

Pasqyrimi i shpirtit rrezatues italian. Ata besojnë në thjeshtësinë e produktit i cili gjithnjë përfundon me buzëqeshje si detaji i fundit i cili mbyll zinxhirin e prodhimit.

U binda që mund të kem në dorë një produkt të bërë enkas, me cilësi të lartë si dhe me përbërës natyral. Po si mund ta blejmë këtu në Tiranë?

Përmes rrjeteve sociale pash që mund ta gjej lehtësisht edhe këtu. Promovimi i produktit ishte bërë mes miqsh dhe të ftuarish në një event dedikuar aromës më të re, Colonia Pura. S’më ngelet gjë tjetër veçse të shkoj sa më parë dhe ta bëj timen aromën e krijuar nga një koleg i shtetit të dashur fqinj. Po ju?/Tiranapost.al

 

 

White Gallery

Rr. Ibrahim Rugova, perball Sky Tower ish zona e bllokut Tirane

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *