• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Shëndet Të gjitha TIP top

    E frikshme por e vërtetë: Që kur mbushim 30 fillojmë të vijmë erë pleqërie


    Shumë gjëra ndryshojnë rreth moshës tridhjetë vjeç: rritemi, piqemi dhe zhvillojmë aftësitë tona në maksimum. Edhe fizikisht, ndodhin transformime të ndryshme: thinjat e para fillojnë të shfaqen, rrudhat fillojnë të na gërryejnë fytyrën dhe shtojmë në peshë sepse metabolizmi bëhet më pak efikas.

    Por ka diçka tjetër që vjen me kapërcimin e të tridhjetave: aroma prej të moshuari. Me “aromë prej të moshuari” nënkuptojmë atë erë të veçantë trupore që buron nga një person i moshuar. Është një erë lehtësisht e dallueshme, e cila zakonisht shoqëron njerëzit në pleqëri.

    Gazeta El Pais shkruan se sipas hulumtimeve të bëra nga kimisti José María Antón, studiues për vite me radhë në fushën e bioteknologjive për CSIC, Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Spanjolle, kjo aromë ka qenë gjithmonë e pranishme në trup, por për pjesën më të madhe të viteve është e mbuluar nga aromat e tjera, duke konfirmuar se era e plakjes fillon të shfaqet rreth moshës 30 vjeç.

    Në Japoni, një kulturë që i atribuon një vlerë të madhe higjenës personale, kjo erë karakteristike (e quajtur kareishu) kundërshtohet fuqimisht sepse konsiderohet si efekt i higjienës së dobët personale. Sidoqoftë, siç shpjegon studiuesi José María Antón, aroma që buron nga njerëzit e moshuar nuk ka asnjë lidhje me higjenën, ndërsa mund të konsiderohet linja e vërtetë ndarëse midis rinisë dhe moshës madhore.

    Është e vërtetë dhe është identifikuar si e keqe, por nuk ka asnjë lidhje me djersën ose lëngjet e tjera të trupit ose mungesën e higjenës. Ajo shkaktohet nga 2-Nonelal, një molekulë që gjenerohet në lëkurë kur acidet yndyrore nga pengesa lipidike oksidohen në mënyrë natyrale. 2-Nonenal ka një erë shumë të pakëndshme. Aq shumë, saqë kur hapim një kapsulë me atë molekulë në laborator, çdo gjë vjen erë të keqe.

    Ekipi laboratorik i markës japoneze Shiseido ishte i pari që e dokumentoi atë në 2001. Në një shoqëri si Japonia, ku parfumi shpesh shihet si një pushtim i hapësirës së përbashkët, ka pa fund studime për oksidimin e acideve yndyrore dhe sesi të zbuten aromat e trupit. Pavarësisht se japonezët janë një kulturë që kanë shumë respekt për pleqtë, e quajnë këtë aromë të trupit të Kareishu, erën e gjyshërve.

    Fakti që këto molekula janë të shpërndara në të gjithë lëkurën nuk është shqetësues. Problemi lind nga mosha 30-40 vjeç, kur ato bëhen ushtri të vërteta.

    Ndryshimet hormonale në pjekuri çojnë në rritjen e prodhimit të lipideve në sipërfaqen e lëkurës. Në të njëjtën kohë, kapaciteti ynë natyror antioksidues është zvogëluar. Rezultati është një rritje e molekulës 2-Nonenal dhe një erë gjithnjë e më të keqe. Është ajo era tipike që ndihet edhe në shtëpitë e pleqve, sado të pastra të jenë ato.

    Lipidet nuk janë të tretshme në ujë. Kjo është arsyeja pse era e shoqëruar me acide yndyrore është kaq e vështirë për t’u eliminuar. Është e ndryshme nga djersa, e cila nuk është gjë tjetër veçse një lëng i holluar me ujë i substancave dhe baktereve. Pak ujë dhe sapun në fakt eliminojnë erën e djersës nga lëkura pa probleme.

    Zgjidhje të mundshme
    Molekula e pleqërisë nuk ka erë të këndshme dhe për këtë arsye është e nevojshme ta neutralizojmë atë në mënyrë efektive. Disa laboratorë tashmë janë duke punuar për zgjidhjen e këtij problemi: Prima-Derm, një pionere në sektorin e kozmetikës kushtuar kërkimit të vazhdueshëm të zgjidhjeve për shëndetin dhe bukurinë e lëkurës, sapo ka hedhur në treg një aromë të trupit unisex, Inner, me përbërës aktivë si p.sh. Sirtalice dhe Seadermium.

    Këto molekula bllokojnë molekulat e tjera që prodhojnë erë. Por nuk është opsioni i vetëm. Ndërmarrja japoneze Mirai Clinical ka përdorur vetitë antioksiduese të ekstraktit të hurmave për të prodhuar sapunë dhe deodorantë që luftojnë kundër 2-Nonenalit të tmerrshëm/Tiranapost.al

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690