• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Personazh Të gjitha TIP top

     E fejuara 34-vjeçare e Cavalierit: Jo, nuk dua të martohem me Silvion


    Francesca Pascale, që sapo ka mbushur 34 vjeç, ka qenë e fejuara e Cavalierit për 10 vjet. Midis saj dhe Silvio Berlusconi, 84 vjeç në shtator, megjithë daljet e rralla publike së bashku, thashethemet e krizës dhe ndarjes vazhdojnë.

    Janë parë së bashku në 2017 në dasmën e motrës së saj, më pas në rrugët e Napolit në 2018, në prag të votimit në 4 Mars, më në fund Francesca mori pjesë në pranverën e kaluar në festimet për 35-vjetorin e Forza Italia. Por nëse marrëdhënia vazhdon, Francesca i ka idetë e qarta: martesa nuk është në programet e saj. Jo, ajo nuk dëshiron të martohet me Silvio Berlusconin. E ka theksuar të zezë mbi të bardhë në një letër drejtuar tek Fatto Quotidiano, që pak ditë më parë kishte botuar një lajm për një sëmundje  të Berluskonit gjatë ditëve të para të gushtit,pasi i kishte kërkuar partneres së tij të martoheshin.

    Të gjitha të rreme, thotë Francesca. Këto janë fjalët e saj, të botuara nga gazeta: “Për mua dashuria është më fisnikja e ndjenjave dhe nuk ka nevojë që të ekzistojnë kontrata apo lidhje fetare. Unë do të sqaroja që për mua nuk duhet të ketë pengesa apo paragjykime sepse dashuria për mua është një gjë serioze dhe shpesh ligjet e njerëzve nuk janë të tilla. Personalisht nuk besoj se martesa mund të reduktohet në një nënshkrim ose në një rit të thjeshtë: ceremonia civile më trishton kurse ajo fetare më duket simpatike. E respektoj martesën si institucion apo zgjedhje individuale, por nuk e konsideroj si themelore”. Pra, ajo dhe Silvio, i cili është martuar dy here, janë shumë mirë kështu./Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690