Histori Personale

E famshmja dhuratë e Shën Valentinit

E famshmja dhuratë e Shën Valentinit

Unë jam Ajla dhe i adhuroj dhuratat, sidomos kur janë kuptimplota, të veçanta dhe të vijnë atëherë kur nuk e pret!

Të them të drejtën, asnjëherë nuk kam qenë fanse e 14 shkurtit, sepse gjithmonë kam menduar që dashuria duhet shpërndarë në 365 ditët e vitit.

Pavarësisht kësaj, do doja që të ndaja me ju disa ide interesante se si mund ta surprizoni të dashurin e zemrës. Në fund të fundit janë ato gjërat e vogla dhe të veçanta, që të bëjnë të ndihesh mirë dhe në fund të ditës të thuash: You just made my day!

Lulet janë gjithmonë një ide e mirë.

Lulet janë gjithmonë një ide e mirë. Ok, tani do thoni, a u lodhe shumë ta gjeje si ide? E vërtetë, lulet mund të jenë ideja e parë që të vjen në mëndje. Nuk kërkojnë as kreativitet, as të shkosh në fund të botës. Por ne vajzat do të buzëqeshim gjithmonë para një tufe lulesh. Lulet janë përgjigjja për gjithçka. Ndaj mos ngurroni ta bëni, edhe pse me mendje jeni duke kërkuar dhuratën më të veçantë në botë.

3  4

Lulet të duken shumë klasike? Ok. Ka edhe ëmbëlsira që mesazhin ta japin të qartë, veç shijes

Një ëmbëlsirë surprizë

Në instagram kërkoni faqen “1fjongo për ty”, që në bashkëpunim me “kikilicious”, ju sjell çaste të ëmbla.

Biskota në formë zemre dhe nje mesazh të personalizuar

5 (1)

6 (1)

Ëmbëlsia vazhdon. Një tortë me një dizajn krejt të veçantë

Sigurisht edhe në këtë rast mjafton vetëm ideja. Në pastiçeri të ndryshme mund të çoni skicën dhe torta do të jetë kjo që ju kërkoni.

7

Dhe nëse as të ëmblat nuk ju bindin, ka ende ide të veçanta. Këllëfët e jastëkut të personalizuar do ta japin mesazhin shumë të qartë

9

P.s. Mos harroni të shoqëroni dhuratat tuaja me një kartolinë të personalizuar. Nuk ka më bukur se diçka e shkruar, që do të ngelet dhe do t’ju ringjallë emocion dhe pas shumë vitesh, kur të hapni kutitë e kujtimeve.

Disa ide

16650593_851782568295700_624867704_o

16700039_10154097006631277_442911336_n (1)

Bli yjet e qiellit (në kuptimin aspak figurativ)

Dhurata “crème de la crème”, për mua, ngelet: “Të dhurosh një YLL”. Po. Ti mund të blesh një nga miliona yjet e qiellit. Dhe do të jetë i juaji përgjithmonë.

Tashmë në faqen online http://www.starregistry.com/mund të blihet dhe dhurohet një yll në qiell. Faqja mundëson një certifikatë me koordinatat ekzakte të yllit.

Një dhuratë e veçantë, që do të ekzistojë përgjithmonë. Ylli do të jetë i juaji, do të shkëlqejë edhe kur ju të mos jeni më në këtë botë.

12