Botë Te gjitha

Do e dua sa t’kem jetën! Emiliano Sala lidhje të fshehtë, lexoni rrëfimin e Luizës si u njoh me të në mediat sociale


Një yll volejbolli nga Brazili ka zbuluar se kishte një marrëdhënie të fshehtë me futbollistin Emiliano Sala, para se ai të humbte jetën në aeroplanin që u rrëzua pranë kanalit anglez. Luiza Ungerer, 31 vjeç ka treguar se është takuar me sulmuesin 28 vjeçar gjatë kohës që ai luante me ekipin francez. Luiza e ka takuar për herë të fundit Emilianon në ditëlindjen e saj më 14 janar, një javë para se të rrëzohej avioni.

Me banim në Francë prej tetë vitesh, Luiza ka treguar se me Emilianon u njoh në mediat sociale dhe filluan të chatonin që në në muajin shtator 2017 dhe se Emiliano kishte ëndërr për të luajtur në Premier Ligë. “Ishte shumë i lumtur se do luante me Cardiff, e konsideronte lajmin më të mirë në jetën e tij. Bisedova me të në ditën që u zhduk, por nuk dua të jap më shumë detaje”.

Pasi doli lajmi se trupi i tij u gjend, Luiza postoi një status ku shkruante: Siç më thoje gjithmonë ti mua: Faleminderit që je kështu si je. Do të të thua sa të kem jetën!

Më tej Luiza ka treguar për gazetën braziliane Globo: Më thase do nisej për Cardiff, se e kishte firmosur marrëveshjen. Më bënte të lumtur sepse vetë ishte një njeri shumë pozitiv dhe i lumtur. Unë mezi prisja që ai të kthehej në Francë e të takoheshim. Shumë njerëz më kanë pyetur për aksidentin dhe ka qenë një kohë e vështirë për mua. Emiliano kishte një zemër shumë të pastër, ishte pak naiv, por kurrë me qëllime të këqija. Tani do përpiqem të jetoj për veten dhe për të. Kjo është ajo që dëshiron edhe ai”. / Artikulli i marrë nga The Sun/ Për Tiranapost.al E.B