Aktualitet

E dua Kosovën dhe popullin e saj. Eliot Engel një mesazh të veçantë nga Kuvendi

"E dua popullin e Kosovës", kështu tha kongresmeni amerikan Eliot Engel gjatë fjalës së tij në seancën solemne në kuvendin e Kosovës e cila u mbajt me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë. Ai shprehu vlerësimin e tij për Kosovën dhe tha se Kosova ka nevojë për një armatë që do të jetë krahë për krahë me SHBA-në për ta ndihmuar paqen.

 Eliot Engel: Janë gjëra që duhet të bëhen me muaj apo dekada më vonë dhe duket sikur vendi nuk po ecë shpejtë përpara sic do të dëshironim por unë si vizitor shoh përparimin. Kam qenë nëpër tërë botën si anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme por askund në botë nuk ka miq SHBA-ja, siç ka në Kosovë. Ky vend duhet ta ketë një armatë krahë për krahë me SHBA-në për ta ndihmuar paqen në botë. E dua popullin e Kosovës /Tiranapost.al

[caption id="attachment_185259" align="aligncenter" width="780"]Kongresmeni amerikan Eliot Engel duke folur në Kuvendin e Kosovës. Foto e marrë nga Telegrafi.com[/caption]