• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 19 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Nën lupën e Stela Sallakut Stil Të gjitha TIP top

    E dojna stilin e Dojnës


    Dojna Mema ka stil paksa rebel, edhe pse është vajzë ekrani di të guxojë. Përgjithësisht vishet shumë lezetshëm, kombinon ca gjëra të thjeshta por me stil. Më pëlqen që vesh fustan me lule dhe flokët i bën me dy topuza, si ato vajzat e vogla sepse duket ndryshe nga shumica. Ama kur bën shumë make-up duket më e madhe në moshë, se kur e sheh ujë e sapun është shumë e simpatike. Kategorizohet tek vajzat petite, me tipare gështenjë të errëta. Le t’i shohim dhjetë veshjet për sot, e fillojmë me 5 më të mirat. 

    (Foto nga Instagram)

    Kjo veshja mendoj se është më realizuara, sepse i ka të gjitha elementët e trendit brenda. Kuadratet, printin e kafshëve, ngjyrat vibrante dhe shtresëzimin. I shkon shumë dhe jam e sigurt se është vetvetja me këtë kombinim.

    (Foto nga Instagram)

    Përplasja e sensualitetit të getave rrjetë me fustanin veror me printe dhe xhaketën lëkurë krijon një balancë të këndshme. Çizmet kombinohen me pikat e fustanit.

    (Foto nga Instagram)

    Nuancat e kanellës, mjaltit dhe ajo e kafes së pjekur, mendoj se janë më interesantet për portretin e Dojnës. I vënë në pah sytë blu dhe flokët bjonde.

    (Foto nga Instagram)

    Me xhinse nuk gabon asnjëherë. Mund të kombinosh trikot me vija, këpucët loafers, çantat gome, por dhe xhaketat e bukura e të strukturuara.

    (Foto nga Instagram)

    Më pëlqejnë aksesorët që zgjedh, duke filluar nga vathët smerald, syzet dhe kapelet. Harmonizohen bukur me tiparet e ëmbla dhe me veshjen. Nëse do të theksosh tiparet, veshja duhet të jetë minimaliste, si në këtë rast.

    Kalojmë tek pesë sugjerime

    (Foto nga Instagram)

    Më pëlqen shumë kombinimi në tërësi, sidomos kapuçi i verdhë, se i jep veshjes theksin e duhur. Por mendoj se gjysmë çizmet ia shkurtojnë këmbën. Zgjedhja ime do kishin qenë një palë atlete.

    (Foto nga Instagram)

    Të veshësh një fustan bust në ekran është një zgjedhje që kërkon guxim. Duket paksa si fustan plazhi më shumë se sa për emision. Po ta kishte veshur me një këmishë të bardhë poshtë do dukej shumë me stil.

    (Foto nga Instagram)

    Ky fustani është shumë i bukur, saqë më kujtoi atë të famshmin e Belen Rodrigues. Sigurisht që është pak më ndryshe por dekolteja dhe ekspozimi i këmbës ngjan. Unë do i kisha rekomanduar të vishte një mini fustan, sepse do dukej më elegante. Ky ia rrit paksa moshën.

    (Foto nga Instagram)

    Atletet Vans janë yll, sidomos kur kombinohen me xhinse ose pantallona laps. Po, po, mund t’i vishni dhe me pantallonat e kostumit me kuadrate dhe t-shirt. Ama, kanë teka në pjesë tjetër të kombinimit. Nuk duan çanta kaq të mëdha e as kapele që t’jua rrëmbejnë vëmendjen. 

    (Foto nga Instagram)

    Më pëlqen shumë e gjithë veshja dhe kombinimi. Që nga bluza ngjyrë kanellë, pallto mustardë, xhinsi i errët dhe këpucët. I vetmi problem që kam është me çantën. Ndoshta duhej një “fanny pack” për ta kompletuar look-un?/Tiranapost.al