Showbiz

E djersitur dhe pa grim, Aurela tregoi moshën dhe dëshirën që ka në këtë ditëlindje

E djersitur dhe pa grim, Aurela tregoi moshën dhe dëshirën

Aurela Gaçe e nisi urimin për veten duke e shkruar moshën që në fjalinë e parë.

“Sot, 45 vjeç...”, shkruan ajo dhe shpjegon më pas arsyen përse për të shoqëruar statusin zgjodhi një foto nga palestra, e djersitur, pa grim dhe me doreza.

https://www.instagram.com/p/B3rS-gXgFcx/

“Kështu, e djersitur, pa maskën e përfituar nga grimi, duke luftuar për më të mirën, për të realizuar veten, për të ndërtuar gjithçka jam, me rrëzime e ngritje, ..... kështu i kalova këto 45 vjet.... e tani, pa i hequr "dorezat" nga duart , uroj të jem sa më gjatë pranë familjes time të shtrenjtë. Ky është i vetmi urim që i bëj vetes është të jem këtu, të shoh fëmijët të rriten, të jem me vajzat në hapat e vështirë e të bukur të jetes. Të jem pranë fëmijëve të mi, ashtu siç prindërit e mi ishin e janë me mua. Kaq dua vërtet?, vetëm jetë. Po të kemi jetë e shëndet, pastaj të tjerat dihen....."dorezat " ne duar, e forca përpara”, shkruan Aurela.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije