Showbiz

E dinit që po të keni një shtëpi të papastër, do të shtoni në peshë?

E dinit që po të keni një shtëpi të papastër, do

Mos prisni të bëni pastrimin e pranverës. Pas këtij lajmi shqëtësues, do të motivoheni për të pastruar urgjent shtëpinë.

Sikur të mos kishte arsye të mjaftueshme për të urryer topat e pluhurit që formohen nën shtrat dhe prapa divanit, një studim i ri tregon se si papastërtia ju bën të majme. Pluhuri në të vërtetë do të përmbajë çrregulluesit endokrinë që ndryshojnë funksionin normal hormonal. Është njësoj si kur shtoni në peshë nga disa mosfunksionime të tiroides. Proçesi endokrin mund të ketë pasoja negative në sistemin riprodhues në të dy gjinitë.

[caption id="attachment_312104" align="aligncenter" width="634"]Foto nga Google[/caption]

Kur studiuesit e Universitetit Duke University mblodhën mostrat e pluhurit nga 11 shtëpi në Karolinën e Veriut, ata identifikuan 50 ndotës. Nga këto, vetëm 1 në 11 u gjet të jetë joaktive, ndërsa të tjerët treguan efektet në rritjen e triglicerideve në qelizat e yndyrës.

[caption id="attachment_312110" align="aligncenter" width="1382"]Foto nga Google [/caption]

Ndaj bëni mirë ta pastroni shtëpinë tuaj rregullisht.

[caption id="attachment_312111" align="aligncenter" width="1080"]Foto nga Google [/caption]

*Ky material u përshtat nga dailymail