Aktualitet

E dinim që la Libran për Top Channel, sot konfirmohet e vërteta që u paralajmërua në Tiranapost disa ditë më parë

Ben Blushi do të drejtojë Top Channel, politikën editoriale atje. Lajmi është konfirmuar edhe nga Top Channel, pasi ka postuar një artikull në faqen online. Vetë Presidentja e Topit, Vjollca Hoxha ka njoftuar se Ben Blushi do të jetë Drejtor i Përgjithshëm në Top Channel.

Në fakt Tiranapost.al e dinte këtë gjë, disa ditë më parë publikuam një lajm, ku burime të sigurta thanë se Blushi ishte shumë pranë marrjes së detyrës për të drejtuar Top Channel./ Copyright Tiranapost.al