• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kryesore My Albania Politikë Të gjitha

    E dimë edhe ne që ka një lodhje nga europianizimi. Përgjigje për Macron & co!


    Esencë e editorit/ Në një intervistë të kujdesshme, por jo pa tone, Ministri Bushati i është përgjigjur pyetjeve për qëndrimin e Macron, shpresat dhe garën e Shqipërisë me Serbinë e Malin e zi.

    Duke folur nga parlamenti Europian javën e kaluar, presidenti francez Macron tha se BE duhet të reformohet vetë njëherë, dhe më pas të kërkojë zgjerimin, duke shtuar se BE nuk është gati të pranojë vendet e Ballkanit Perëndimor.

    I pyetur nga gazetari i EURACTIV, nëse Shqipëria ishte shqetësuar nga deklarata e Macron, se Europa nuk është gati për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati bëri të qartë se Shqipëria i kupton problemet e bllokut, por siç tha ai: ‘Ne duam të fillojmë negociatat e pranimit për t’u ankoruar më mirë me BE-në’.

    Bushati citohet teksa thotë se Shqipëria e sheh qartë ndarjen midis pjesës veriore dhe jugore të Evropës, e cila, sipas tij bazohet në nivelet e zhvillimit ekonomik dhe në një ndarje lindje-perëndim të bazuar në vlera.

    “Ka gjithashtu lodhje të evropianizimit”, tha Bushati, duke kujtuar se më parë termi i përdorur ishte ‘enlargement fatigue’. Sipas Bushatit, ‘Lodhja e Evropianizimit’ ishte e lidhur edhe me shtyrjen e zbatimit të ligjit në disa shtete anëtare.

    Ai tha se e kupton se procesi do zgjasë dhe që rrjedhimisht ka rëndësi kuadri strategjik i bisedimeve të pranimit në BE. “Ne nuk i kemi parë deklaratat e Macron-it si si domosdoshmërish përjashtuese për Ballkanin Perëndimor, për t’iu bashkuar BE”,

    Kur u pyet nëse Shqipëria ndihet e pafavorshme, ndërsa Mali i Zi dhe Serbia të cilët tashmë janë në bisedimet e pranimit shihen si vende potenciale për anëtarësim, Bushati tha “We can Catch Up”, “Ne mund t’i arrijmë”! ( Në kuptimin që Shqipëria mund ti arrijë shpejt Serbinë dhe Malin e Zi).

    Ministri shpjegoi se në aspektin e reformës gjyqësore, programi i Shqipërisë për verifikimin e gjyqtarëve ishte më i avancuar se në Serbi dhe Mal të Zi. “Ne jemi duke bërë diçka që shtetet anëtare nuk po e bëjnë”, shtoi ai, duke shpjeguar se reforma, e cila gëzon mbështetjen e popullit, është pozitive për mjedisin ekonomik dhe siç tha Komisioni, është shembull  për vendet e tjera në rajon.

    Për Samitin e Sofjes.

    I pyetur për pritshmëritë e Shqipërisë nga samitit i ardhshëm i BE- Ballkani Perëndimor që do mbahet në Sofje më 17 maj,  Bushati tha se ishte e rëndësishme që kjo ngjarje, e para e këtij lloji që nga samiti i Selanikut i mbajtur 15 vjet më parë, të përcjellë një mesazh të qartë politik rreth perspektivës së BE-së me Ballkanin Perëndimor. Së dyti, ai tha se samiti ka rëndësi për të thelluar agjendën e lidhjeve në rajon, një përpjekje e nisur gjatë procesit të Berlinit.

    Bushati theksoi se takimi i Sofjes mund të adresojë hendekun mes vendeve anëtare dhe jo-anëtare, sepse shtetet anëtare, si Bullgaria apo Greqia, kanë qasje në fondet strukturore dhe jo-anëtarët duhet të mbështeten në buxhetin e shtetit, duke bërë me dije se në Ballkani Perëndimor hapësira fiskale është shumë e vogël.

    Bushati prest gjithashtu që samiti i Sofjes të përgatisë terrenin për buxhetin e ardhshëm afatgjatë të BE. “Nëse nuk ka korrelacion midis vizionit politik dhe programit buxhetor, zgjerimi nuk mund të ndodhë,” tha ai

    I pyetur për pozitën e Spanjës, kryeministri i së cilës ka thënë se nuk mund të marrë pjesë nëse Kosova merr pjesë, Bushati tha: “Samiti i Sofjes nuk është një samit për zgjerim. Është një samit ku shpresohet të krijohet terreni i duhur për zbatimin e projekteve, të krijohen lidhjet dhe që me siguri do konfirmojë perspektivën evropiane të rajonit “.

    Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u pyet dje nga një grup i vogël gazetarësh të Brukselit rreth ambicieve të vendit të tij në BE, pas propozimit të Komisionit për fillimin e bisedimeve të pranimit me Tiranën. EURACTIV/ Tiranapost.al E.B

     

     

     

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post