Showbiz

E dije çfarë fshihej pas pjesës së kuqe në këpucët Louboutin?

E dije çfarë fshihej pas pjesës së kuqe në

Një palë këpucë Louboutin janë në krye të listës së dëshirave të shumë vajzave . Me taka të larta dhe me të kuqen ikonike të pjesës së jashtme, Louboutins  janë  deklarata më e qartë e modës.

[caption id="attachment_308789" align="aligncenter" width="980"]Foto nga Haperbazaar[/caption]

Por nuk e kemi ditur historinë që fshihej pas ngjyrës së kuqe, tipike e  këpucëve të firmës. Pas analizës që ju bë librit  të Christian Louboutin “Rizzoli’, Marie Claire zbuloi se ishte manikyri i thonjve ai që frymëzoi stilistin.

[caption id="attachment_308785" align="aligncenter" width="856"]Foto nga Haperbazaar[/caption]

Pasi u vidhte manikyrët e kuq asistenteve të tij, Louboutin e aplikonte atë pjesën e poshtme të zezë të këpucëve për të parë si dukeshin.

[caption id="attachment_308787" align="aligncenter" width="852"]Foto nga Haperbazaar[/caption]

E dashuroi aq shumë përfundimin saqë, që atëherë të gjitha këpucët e tij u prodhuan me një lustër të kuqe. Diçka që shumë shpejt u kthye në firmën e tij.

Tani madje edhe gjen në shitje manikyr  thonjsh me emrin ‘Rouge Louboutin’ me ngjyrë të njëjtë si ajo e përdour  tek këpucët.

[caption id="attachment_308788" align="aligncenter" width="852"]Foto nga Haperbazaar[/caption]

*Ky post u përshtat nga www.harpersbazaar.com