Aktualitet

E dhunonte burri, gruaja tenton të vrasë veten duke pirë pesticide bujqësore

Një 24-vjeçare ka tentuar të vrasë veten pasi është dhunuar sistematikisht nga burri i saj. Pas kësaj ajo ka denoncuar burrin e saj i cili është arrestuar. Ngjarja ka ndodhur në Fier ndërkohë mësohet se autori është Shkëlqim Bregu dhe akuzohet se në mënyrë të vazhdueshme ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasen me inicialet K.B, 24 vjeçe.

Sipas burimeve zyrtare, pas këtyre episodeve të dhunshme, e reja kishte tentuar të vetëvritej, duke pirë lëndë kimikate (pesticide bujqësore). /Tiranapost.al