• Shqip
  • English
  • E enjte, 21 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    E dashura e Redjan Rrajës merret në pyetje. Prokuroria ka detaje të reja për atentatin nga prokurorit Ndoja


    Për të zbuluar të tjera detaje nga atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në pyetje edhe të dashurën e Redjan Rrajës, të arrestuarit të vetëm për ngjarjen e 1 nëntorit.

    Mediat informative kanë zbuluar vetëm inicialet e saj K.K., por jo emrin e plot. Ajo është marrë në pyetje për të mësuar më tepër rreth të dashurit të saj dhe se ku ndodhej ditën e atentatit.

    Gjithashtu në duart e organit të akuzës janë edhe pamjet e kamerave të sigurisë të një biznesi pranë vendit ku ndodhi sulmi me armë ndaj makinës ku ndodhej prokurori Ndoja, ku duken qartë të tre makinat.

    Një ditë më parë trupi gjykues vendosi masën e sigurisë “burg pa afat” për të akuzuarin Rraja, kushëririn e deputetit socialist Rrahman Rraja./ Tiranapost.al

    E zbuloi ADN-ja. Kapet teksa po arratisej kushëriri i deputetit Rrahman Rraja për atentatin e prokurorit

    Detaje/ Ardi Veliu mbledh strukturat drejtuese të policisë, kërkon informacione për atentatin ndaj prokurorit Ndoja

    Momenti kur prokurori Ndoja dhe 2 të plagosurit u nxorën nga makina nga dëshmitarët

    Foto/ Plagoset prokurori Arjan Ndoja, sulmohet me armë makina ku po udhëtonte me një person me precedent

    Kush është “i forti” i Sukthit në makinë me prokurorin Ndoja? Historia e para 3 viteve kur dhunoi biznesmenin libanez

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post