• Shqip
  • English
  • E shtunë, 18 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Showbiz Të gjitha

    E dashura e DiCaprio-s flet për herë të parë: Diferenca e moshës, paragjykimet dhe negativiteti i njerëzve


    Camila Morrone ka folur për herë të parë për vështirësitë dhe sulmet nga opinioni publik pas lidhjes me aktorin hollivudian Leonardo DiCaprio. 22 vjeçarja ka treguar se nuk është e lehtë të kesh vëmendjen e mediave për shkak të lidhjes me yllin e filmit Titanic, pasi ky ekspozim i madh sipas saj çon në më shumë paragjykime dhe përhapje negativiteti nga njerëzit.

    Image result for leonardo dicaprio camila morrone

    Në një intervistë për WSJ Magazine ajo tha: Më shumë ekspozim çon më shumë ne gjykim, paragjykim dhe negativitet. Është e habitshme sepse ti vërtet përpiqesh të bësh një punë të mirë, të sillesh mirë, por njerëzit duket sikur dëshirojnë gjëra negative për ty, në këtë rast mua.

    Camila u lidh për herë të parë me Leonardon në vitin 2017 kur të dy morën pjesë në festivalin e Filmit në Kanë. Dalja e tyre zyrtare në publik si çift ishte në festën e 60 vjetorit të ditëlindjes së Ellen DeGeneres në shkurt të 2018-ës, ku u shfaqën bashkë.

    Leonardo Dicaprio and girlfriend Camila Morrone

    Lidhur me diferencën e modhës me Leonardon, pra 23 vite më e re se aktori ajo thotë: Ka shumë në Hollivud me një marrëdhënie me diferencë të tillë. Nuk ka asgjë për të diskutuar, histori të tilla ka plot që në gjenezën e njerëzimit. Unë thjesht mendoj se gjithëkush është në gjendje të dashurojë e të zgjedhë me kë të krijojë një lidhje.

    Camila thotë se e ka të vështirë të ndjekë tani modelimin, por foli për disa projekte, si roli në një film të ri:  Mendoj se është pak e vështirë të mbash dy gjëra njëkohësisht. Unë jam vërtetë me fat që kam privilegjin të zgjedh atë që dua vërtetë të bëj. / Tiranapost.al. 

    Leonardo DiCaprio Camila Morrone

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post