• Shqip
  • English
  • E shtunë, 19 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • My Tirana Të gjitha

    E dashur Kafe te “Myslym Shyri! Sot fituat një gjobë dhe humbët disa klientë


    Kushdo që hedh mbeturinat në rrugë dhe jo në koshin e vendosur nga Bashkia e Tiranës do të gjobitet. Këtij rregulli nuk i kanë shpëtuar edhe bizneset të cilat ndonëse janë tepër luksozë dhe në qendër të Tiranës vijojnë që të hedhin qeset në rrugë, vetëm pak metra larg koshit, duke ndotur jo vetëm segmentin ku kalojnë çdo ditë qytetarët, por edhe krijojnë një pamje të shëmtuar për klientët e tyre.

    Vetë kryebashkiaku Veliaj përmes një postimi në witter ka publikuar gjobën e vendosur ndaj një lokali në rrugën Myslym Shyri.

    “E dashur Kafe te “Myslym Shyri”. Të lutem kupto që jemi kail dhe t’i hapim qeset e plehrave hedhur rrëzë pemëve për të zbuluar kush i hedh!  Sot fituat një gjobë  dhe humbët disa klientë.  Askush nuk do ta pijë kafen në ambient të bukur, por me sjellje të shëmtuar”, shkruan Veliaj në Twitter.

    Siç duket edhe nga fotot, inspektorët e Policisë e kanë dokumentuar shkeljen përmes kuponëve tatimorë të gjetur në qesen e plehrave të hedhur rrëzë pemës në rrugë përballë lokalit.

    Pavarësisht masave të vazhdueshme të marra nga Bashkia e Tiranës, kjo situatë kërkon padyshim edhe kontributin e qytetarëve në këtë drejtim, për të kuptuar se Tirana është shtëpia jonë e përbashkët dhe duhet të kujdesemi për pastërtinë e saj ashtu siç kujdesemi për shtëpitë tona./ Copyright Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]