AktualitetPolitikëTe gjitha

Do e dalldis penalisht! Balla me fakte të tjera në Prokurori kundër Bashës për çështjen ‘Toyota’


Kreu i grupit parlamentar të PS-së. Taulant Balla ashtu siç deklaroi para një muaji në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo” vijon me kallëzimet kundër liderit të Opozitës Lulzim Basha me akuzat kryesisht për shpifje. Sot Balla ka njoftuar se ka dërguar në Prokurori fakte të tjera në vijim të plotësimit të padisë. Basha e akuzoi Ballën se kishte lidhje me çështjen e kapjes së 3.4 milion euro brenda një makinë, Toyota Yaris, duke thënë se ai ishte garant që paratë të hynin në Shqipëri, e më pas të kapeshin në portin e Durrësit.  Ja çfarë shkruan Balla në adresën e tij zyrtare në Facebook.


‘Në vijim të transparencës dhe ndershmërisë përballë opinionit publik, sapo kemi depozituar në Prokurorinë e Tiranës parashtrime dhe fakte të reja, në plotësim të Kallzimit Penal datë 27.06.2018, ndaj personit të kallëzuar Lulzim Basha për disa vepra penale. Jemi të bindur se këto hapa ligjorë do të zbardhin shpifjet dhe ofendimet e turpshme të esadistit Lulzim Basha, ndaj meje dhe ndaj gjithë grupit tim parlamentar. Në fund të këtij procesi drejtësie ky gojë përdalë do të marrë një dënim shembullor. Nuk kam asnjë dyshim që afera e transportit të eurove të sekuestruara do të zbardhet plotësisht me kapjen e autorëve në kërkim (me të cilët lidhja e PD është organike, ndërsa e Lulzim Bashës me ta është sa afër në provën fotografike, aq edhe thellë në njohje të vjetra politike dhe personale). Jemi të vendosur që me Lulzim Bashën dhe esadistët e tij të ndjekim gjithnjë e më shumë rrugën gjyqësore të përballjes me shpifjet e ndyra e me gënjeshtrat ofenduese të tyre. Ata tanimë duhet t’i mesojmë të sjellin prova para publikut, ose të turpërohen sic e meritojnë në sallat e gjyqeve dhe të procedohen penalisht kur shkelin ligjin’./ Ky post u realizua për Tiranapost.al nga Elisa Bajrami. 

Taulant Balla në ‘5 pyetje nga Babaramo”: Babalja këtë punë ka, do e dalldis penalisht

Taulant Balla publikon foton: Ja vëllai i personave që kishin Toyotat, krah për krah me Bashën