Kosova

E çuditshme, zarfet me votat e ardhura nga Serbia u shkaktojnë alergji numëruesve në Prishtinë

E çuditshme, zarfet me votat e ardhura nga Serbia u shkaktojnë

Një incident i çuditshëm raportohet të ketë ndodhur në qendrën e verifikimit të votave të ardhura nga Serbia, pasi numëruesit kanë shfaqur disa problem të njëjta shëndetësore.

Sipas mediave në Kosovë, Procesi i verifikimit të votave të ardhura nga Serbia është ndërprerë. Thuhet se zarfet kundërmonin erë të fortë e të rëndë,  dhe kur i kanë prekur, verifikuesit kanë pësuar alergji në duar dhe fytyrë. Nuk dihet se kur do të rinisë procesi dhe çfarë ka ndodhur realisht.

Faqja e Kallzo.com ka raportuar disa parregullsi gjatë verifikimit të zarfeve me votat nga Diaspora. Nuk ka pasur reagim deri tani nga autoritetet, si dhe për faktin se sipas Kallzo.com zarfet duhet të vinin me postë dhe jo me furgonë policie./ Tiranapost.al. 

Vota Kosova