• Shqip
  • English
  • E diel, 8 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Kosova Të gjitha

    E çuditshme që çështja e dialogut Kosovë-Serbi ka dy të dërguar nga Amerika. A po kërkohet të bindet Gjermania për shkëmbim territoresh?


    Richard Grenell është i dërguari i posaçem për dialogun Kosovë-Serbi, që menjëherë pas zgjedhjeve, departamenti amerikan i shtetit, me një zëdhënës të cituar nga Zëri i Amerikës, pa përmendur emrin, bënte thirrje të vazhdojë sa më hspejt dialogu, për normalizimin e marrëdhënieve.

    Image result for Richard Grenell

    Analisti amerikan, Edward Joseph, thotë se me emërimin e Richard Grenellit të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Shtëpia e Bardhë duket se e ka një qëllim, sipas tij ai mundet të bindë Gjermaninë që të mbështesë idenë polemizuese të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

    Image result for Edward Joseph

    Në një intervistë të dhënë Radios Evropa e Lirë, Joseph e sheh përfshirjen gjithmonë e më të intensifikuar të Shteteve të Bashkuara në dialogun Kosovë-Serbi, edhe si pozitive, por si edhe shqetësuese.

    “Pozitive, sepse secila administratë amerikane që tregon interesim intensiv në Ballkan, është një gjë e mirë”, thotë ai.

    Janë bërë disa vite që SHBA-ja e ka distancuar veten nga Ballkani dhe e ka larguar rajonin nga prioritetet e saj. Por, dialogu kërkon angazhim të nivelit të lartë, në mënyrë që edhe Kosova, edhe Serbia të bëjnë përparim, vazhdon ai.

    Në të njëjtën kohë është e çuditshme dhe shqetësuese, përse ambasadori Grenell është emëruar në pozitën e të dërguarit për dialogun Kosovë-Serbi kur Matthew Palmer ishte zgjedhur në pozitën e të dërguarit të posaçëm për Ballkanin, pyet Joseph jo pa qëllim. 

    Sipas analistit, është e pazakontë që ka dy të dërguar, sidomos kur njëri sapo e ka marrë emërimin. Sipas tij ka shumë mundësi që Shtëpia e Bardhë vazhdon të jetë e angazhuar në Ballkan dhe beson se Grenell është personi që mund ta bindë Gjermaninë në planin që ka.

    “Por, në pikëpamjet e udhëheqësve të rëndësishëm në rajon, shkëmbimi i territoreve do të ishte i rrezikshëm dhe destabilizues”, shprehet ai, dhe Gjermani me Merkel janë shprehur qartazi kundër. Por a do arrijë Grenell të bindë Gjermaninë? A do bindet Kosova vetë? Po Albin Kurti si do veprojë bashkë me Thaçin?/ Aritkulli i referohet Radio Evropa e Lirë./ Tiranapost.al. E.B 

    Image result for Matthew Palmer

    Matthew Palmer

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post