• Shqip
  • English
  • E premte, 22 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    E çoj vajzën çdo vit tek gjinekologu nëse e ka akoma himenin e virgjërisë. Reperi amerikan sulmohet në rrjet


    Reperi dhe aktori i famshëm T.I ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale amerikane dhe më gjerë, pasi në një intervistë në podcast ka thënë se shkon me vajzën e tij 18 vjeçare tek gjinekologu çdo vit për të kontrolluar ‘himenin e saj’ të virgjërisë, për tu siguruara se ajo është ende e paprekur. Në intervistën me Nazanin Mandi dhe Nadia Moham në emisionin Ladys like US, T.I foli ndër të tjera për mënyrën se si po luan rolin e babait.

    Ai u pyet nëse bën biseda me vajzën në lidhje me seksin, dhe sa i afërt është në marrëdhënien baba e bijë me 18 vjeçaren e cila është në vitin e parë të Kolegjit.

    T.I tha: Jo vetëm që kemi bërë të tilla biseda, por bëjmë edhe vizita vjetore tek gjinekologu për të kontrolluar himenin e saj. Unë e shoqëroj. Bisedoj me mjekun,dhe e pyes: A ka ndonjë gjë që unë duhet të di? Jeni i sigurt doktor?

    Më pas tregoi se pas festave, i lë një shënim;  Nesër në shtëpi në orën 9 e gjysmë.

    T.I tha se ishte i informuar nga fakti shkencërisht, se himeni mund të humbasë edhe në mënyra të tjera dhe jo përmes marrëdhënieve seksuale, si kalërimi, biçikleta, atletika, apo forma të tjera të aktivitetit fizik.

    Por ai thotë se vajza e tij as nuk ka hipur në kalë apo nuk i jep biçikletës dhe as nuk merret me sport. Intervista e T.I ngjalli reagime në mediat sociale, me shumë komentues që thonë se ishin tronditur nga ajo që kishin dëgjuar nga reperi, ndërsa të tjerë thanë se ndjenë neveri./ Tiranapost.al. E.B

     

     

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post