SPORT

E bujshme nga Anglia, Rashica drejt Premier League

E bujshme nga Anglia, Rashica drejt Premier League

I aftë për të dribluar në duelin një me një dhe goleador para portës. Milot Rashica i ka treguar të gjithë aftësitë e tij te Werder Bremen, ku ka shënuar 8 gola në 12 ndeshjet e para të këtij sezoni.

Lojtari i përfaqësueses së Kosovës i ka mahnitur të gjithë me talentin e treguar në Bundesliga, duke u transformuar shpejt në sulmuesin më të pëlqyer nga tifozët.

Potenca dhe shpejtësia janë një tjetër "dekor" pëlqimi për këdo që e shikon në fushën e blertë, çka e ka kthyer Rashicën në një lojtar mjaft të kërkuar në merkato. Së fundmi, interes për të ka shfaqur Aston Villa. Skuadra e Premier League po vuan shumë në repartin e avancuar dhe blerja e Rashicës shihet si "gomerdare" shpëtimi.

Sipas "Kreis Zeitung", kartoni i ish lojtarit të kombëtares së Shqipërisë vlen 33 milionë euro, shifër që kërkohet me patjetër nga Werder për ta lënë të lirë. Nuk dihet ende se kur do të ndodh transferimi, por gjasat janë që në janar të arrihet akordi në parim, me 23-vjeçarin që mund të prezantohet te Aston Villa gjatë merkatos së verës./XH.K