• Shqip
  • English
  • E hënë, 14 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    E beson ose jo, një gotë lëng frutash në ditë rrit rrezikun për kancer


    Një gotë lëng frutash në ditë rrit rrezikun për kancer dhe sapo të shkatërruam gjithë besimet e deritanishme. Me të drejtë ke menduar se lëngu i shtrydhur nga frutat është i shëndetshëm se është i freskët. Studiuesit gjetën se 100 mililitër lëng frutash, lëng i pastër në ditë rrit 12% rrezikun për t`u prekur nga kanceri.

    E gjithë kjo lidhet me përmbajtjen e sheqerit. Dhe rreziku rritet duke shkuar në 19% në pijet e ëmbla dhe çajrat me sheqer.

    Po nëse frutat na bëjnë mirë, si t`ia bëjmë?

    Duhet konsumuar kokërr e plotë. Sheqeri që përmban një kokërr e plotë është i njëjti, por diferenca qëndron tek organizmi dhe puna e tij për ta tretur. Përthithja e sheqerit nga trupi në frutin e konsumuar kokërr është më e vështirë dhe ai ka tendencën të dalë jashtë.

    Ndaj më kujdes me lëngjet e frutave, derisa të dalë një studim tjetër që të vërtetojë apo hedhë poshtë këtë!

    *Ky post u përshtat nga Daily Mail dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690