• Shqip
  • English
  • E martë, 16 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Shëndet Të gjitha

    E bëre vaksinën kundër fruthit? Ministria e Shëndetësisë vazhdon të bëjë apel: Ngjitet thjesht me një kollë apo teshtimë


    Prej javësh, ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po bën apel ndaj prindërve që të vaksinojnë fëmijët kundër virusit të fruthit që po qarkullon frikshëm në këtë sezon, e ndërkohë që të rrezikuar janë edhe ata më të rritur që nuk janë vaksinuar ende, si dhe ata të lindur në vitet 80-90 pasi është thënë se vaksina nuk ka qenë efektive në atë kohë.

    Përmes një postimi në Facebook, bashkëngjitur me disa detaje se sa i rrezikshëm është fruthi dhe sa kollaj hapet, ministria e Shëndetësisë bën sërish apel: Shkoni dhe vaksinohuni në qendrat shëndetësore. Kujtojmë se edhe Washingtoni ka shpallur emergjencë shëndetësore pasi po përhapet sëmundja me virusin më të keq që prek njeriun dhe që transmetohet fare kollaj.

    Postimi në Facebook: 

    Fruthi është një infeksion viral i sistemit respirator, një sëmundje shumë ngjitëse që përhapet nga kontakti me pështymën e infektuar.
    👉🏻 Një person i infektuar mund të përhapë viruset në ajër nëpërmjet kollës apo teshtimave.
    👉🏻 Virusi i fruthit mund të jetojë në sipërfaqe për disa orë, kështu që mund të futet në rrugët e frymëmarjes nëpërmjet ajrit, duke infektuar dhe persona të tjerë.
    👉🏻 Kontaktoni menjëherë mjekun tuaj nëse dyshoni të keni disa shenja të fruthit, apo nëse nuk jeni të vaksinuar ndaj fruthit dhe keni rënë në kontakt me një person të sëmurë. Në këtë rast ju duhet të bëni vaksinën e fruthit brenda 72 orëve, për të parandaluar infeksionin.
    Këshillohuni me mjekun tuaj./ Copyright/ Tiranapost.al. E.B

    Image may contain: text

    Emergjencë shëndetësore në Washington. Edhe atje po përhapet frikshëm fruthi