• Shqip
  • English
  • E martë, 12 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Receta e ditës Të gjitha TIP top

    E bëre reçelin e qershive për dimër? Blogu “Unë gatuaj” na e tregoi sekretin për t`ia zgjatur jetën


    Meqë jemi ende në stinën e qershive, meqë është e diel dhe koha e tyre do mbarojë, mund t`i bësh reçel sot e t`i hash gjatë dimrit. Recetën e morëm tek blogu “Unë gatuaj” që e di sekretin si t`ia zgjasë jetën e të mbijetojnë deri pranverën tjetër.

    Përbërësit dhe receta

    1kg qershi te qeruara nga berthamat (ose 1.3kg qershi te paqeruara)

    600gr sheqer

    lekuren e 1 limoni

    Reçel qershie 1
    Foto nga “Unë gatuaj”

    Per pergatitjen e reçelit me qershi, fillimisht lajme nen uje te rrjedhshem qershite, i thajme me letra kuzhine dhe i heqim berthamen me ane te paisjes se posacme apo duke i ndare ne dy gjysma (1). I vendosim ne nje ene te thelle, shtojme sheqerin, lekuren e limonit te prere sa me holle (pa pjesen e bardhe e cila eshte e hidhur) dhe 2-3 luge nga lengu i limonit (2 dhe 3).

    Reçel qershie 2
    Foto nga “Unë gatuaj”

    E leme te gjithe perberjen te pushoje per rreth 6-8 ore ne frigorifer, apo akoma me mire gjithe naten (4). Kur te kete kaluar kjo kohe, eleminojme lekuren e limonit dhe vazhdojme me pergatitjen. E vendosim te gjithe masen ne nje tenxhere te thelle dhe e gatuajm ne zjarr mesatar per rreth 1 ore duke e perziere here pas here dhe duke i hequr shkumen qe formohet me ndihmen e nje luge (5). Reçeli do te jete gati ne momentin qe do te hedhim nje pike mbi nje pjate te vogel dhe ajo do te qendroje kompakte, pra nuk do te perhapet.

    E hedhim reçelin akoma shume te nxehte neper kavanoza te sterilizuar paraprakisht sipas menyres qe do ta gjeni ketu. I mbyllim menjehere hermetikisht dhe i permbysim mbi nje platforme druri, psh mbi preresen e mishit derisa te jete ftohur plotesisht (6).

    Se fundi, e ruajme reçelin tone ne nje vend te erret dhe pa lageshtire deri ne momentin qe do ta perdorim.

    *Keshille: Sasia e sheqerit mund te varioje nga embelsia e qershive apo nga kohezgjatja e ruajtjes se reçelit; pra sa me shume kohe deshirojme ta ruajme reçelin per nje konsumim te mevonshem, aq me e larte duhet te jete embelsia e tij (deri ne raportin 1:1), dhe anasjelltas.

    *Ky post është realizuar nga Fabjola Hije marrë nga blogu “Unë gatuaj”

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post