PolitikëTe gjitha

E akuzoi se kishte takuar në qeli Aldo Baren/ Gjonaj: Noka, një nga figurat më të diskredituara të politikës


Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, i ka kthyer përgjigje deputetit demokrat Flamur Noka i cili pak ditë më parë e kishte akuzuar ministren se kishte shkuar të takojë Aldo Baren në burgun e Peqinit.


Gjonaj ka shpjeguar se vizita e saj në atë institucion është pjesë normale e detyrës së saj, ndërkohë që e ka cilësuar Nokën, “si një prej figurave më të diskredituara të teatrit politik opozitar”.

Statusi i Etilda Gjonajt:

Kthej mbrapsht me përçmim sulmin e ulët të Partisë Demokratike, përmes një prej figurave më të diskredituara të teatrit politik opozitar, lidhur me vizitën time të punës në IEVP e Peqinit.
Vizita ime është zhvilluar brenda normalitetit të detyrës sime si Ministre e Drejtësisë. Këtë detyrë e kam marrë me të gjithë përgjegjësinë që ajo ka dhe prej ditës së parë, e kam pasur plotësisht të qartë edhe detyrën, edhe me çfarë do të duhet të përballesha. Përfshirë edhe zhgarravitësat profesionistë të mjedisit të debatit publik.
Kam bindjen se çdo njeri normal që i lexon apo dëgjon marrëzira si kjo e sotmja ndaj meje (dhe fatkeqësisht ndodhin përditë), e kupton pa asnjë mundim se burimi i tyre është dëshpërimi i një opozite që ka humbur gjithçka.

K.H/ tiranapost.al