• Shqip
  • English
  • E diel, 21 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Rajoni Te gjitha

    E abuzuan seksualisht mësuesi dhe polici, nëna e 16-vjeçares rrëfehet mes lotësh


    Nëna e 16-vjeçares, me të cilën abuzoi seksualisht prej rreth 1 viti mësuesi dhe një efektiv policie, ka rrëfyer mes lotësh dhimbjen e saj për ngjarjen.

    “Për mësuesin që kanë thënë ka abuzuar e dija, më tha vajza. Më ka thënë ‘Nënë ç’më ka gjetur mua’. I thash të më tregonte, por për policin nuk e dija”, tregoi ajo për “Klan Kosovën”.

    Nxënësja 16-vjeçare nga Drenasi, kishte shkuar në polici për të denoncuar profesorin e saj dhe aty u takua me policin, i cili abuzoi më pas me të.

    Pas marrjes së deklaratës, fotografimit të zhveshur të viktimës dhe ekspertizës mjekoligjore, polici V.V. duke e shantazhuar e kishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me të.

    Pas shfrytëzimit seksual për më shumë se 1 vit, vajza kishte mbetur shtatzënë. Ajo u detyrua nga polici të abortonte dhe për të kryer procesin i erdhi në ndihmë gjinekologu Fehmi Ahmeti, në Prishtinë.

    Historia mori fund të martën me arrestimin e efektivit të policisë./Tiranapost.al