SPORT

Dybala rinovon deri ne 2022 me Juventus

Paulo Dybala te Juventusi deri në vitin 2022. Ylli argjentinas ka zgjatur kontratën me klubin bardhezi dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e kampionëve të Italisë edhe në sezonet në vazhdim. Dybala është duke zhvilluar sezonin e tij të dytë me bardhezinjtë dhe deri tani ka arritur të realizojë 39 gola në 81 paraqitje me skuadrën torineze.

Kontrata aktuale e Dybalës skadonte në vitin 2020, ndërkohë që me marrëveshjen e re ai do të jetë i lidhur me bardhezinjtë deri në 2022-shin. 23-vjecari i La Selecion tashmë do të përfitojë plot 7,5 milionë Euro në sezon, aq sa edhe bashkëkombasi i tij Gonzalo Higuain, duke u bërë kështu futbollisti më i paguar te Juventusi sëbashku me El Pipitan.