Lifestyle Showbiz Te gjitha TIP top

Dy udhëtimet e para të Blendi Fevziut nuk kanë qenë dhe aq qejf: Kam fjetur në rrugë


Emri i tij përveçse lidhet më së shumti me “Opionin” lidhet edhe me udhëtimet. I ka kaluar 102 udhëtime në jetën e tij, por i mban mend mirë dy të parët: të parin në Shqipëri dhe të parin jashtë vendit dhe historitë që lidhen me to ishin interesante.

“Nuk di të them a ishte i pari udhëtim në jetën time, por është i pari që mbaj mend. Ishin në Llogara, po e zbrisnim. Unë isha shumë i vogël. Më kishin lënë para në autobus, me shoferin dhe mbaj mend që rruga ka qenë shumë më ndryshe. Si fëmijë që isha qëndroja në këmbë dhe zgjasja kokën për të parë, por ndonjëherë deti më dukej kaq afër sa kisha frikë dhe ulesha menjëherë. Shoferi e kuptoi që kisha frikë dhe më tha se autobusi nuk mund të binte kurrë. Vite më vonë, përmes disa njerëzve mësova se ai shofer i atij autobusi të vjetër kishte një këmbë prej druri dhe një Zot e di se si mundej ta zbriste Llogaranë”, rrëfeu Blendi nga fëmijëria.

Ndërkohë që edhe udhëtimi i parë jashtë Shqipërisë i ka lënë po kaq mbresa.

“Isha me Armand Shkullakun dhe shkuam në Itali. Nuk dinim të përdornim shkallët e lëvizshme. Nuk dinim të përdornin ashensorin, por ndërkohë kishim një lloj kulture që lidhje me shkollimin që kishim marrë. Mendonim se shkolla ishte e gjitha, por befas kuptuam që bota kishte edhe gjëra të tjera përveç shkollimit klasik. Kishte gjëra praktike që ne pothuaj nuk i njihnim. Duke mos e njohur botën, nuk kam për ta harruar kurrë gjithë kursimet e familjes sime gati 30-vjeçare mblidheshin në nja 30 dollarë. 20 dollarë i mora borxh tek një kushëriri im dhe menduam se me 50 dollarë mund të kalonim nja një muaj në Itali, befas kuptuam se me ato nuk mund të flinim asnjë natë dhe ndaj fjetëm jashtë, në rrugë, nëpër kisha. Ishte mbrëselënës gjithsesi”, tregoi Blendi.

*Intervista e zbardhur nga “Pushime on Top” në Top Channel

Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]