• Shqip
  • English
  • E enjte, 20 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Dy të arrestuar për bastet sportive/ Ja si i zbuloi policia


    Policia vijon operacionet për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 2 raste dhe konkretisht në Tiranë dhe në Klos të Burrelit, njofton policia, të ushtrimit të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, edhe pse ka hyrë në fuqi ligji që i ndalon prej 1 janarit 2019.

    Dy të proceduarit penalisht akuzohen për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një njësi kompjuterike, dy televizorë dhe pajisje elektronike të cilat përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara.

    Në Tiranë u procedua penalisht, shtetasi Z. G., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën e Dibrës, në ambientet e lokalit të tij u konstatuan pajisje të cilat dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit.

    Ndërsa në Klos të Burrelit u procedua penalisht shtetasi E.H., 35 vjeç, pasi në subjektin e tij u konstatuan të montuara pajisje për ushtrimin e lojërave të fatit. Policia njofton se kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë vendin deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘Komisariati Dixhital’, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.