Aktualitet

Dy të armatosur dhunojnë pronarin dhe i grabisin banesën

Dy persona të maskuar kanë hyrë në një banesë privatë në Kamenicë dhe pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj dy personave që ndodheshin ne banesë kanë vjedhur kasafortën. Pasi kanë marrë një sasi lekësh dhe disa dokumente janë larguar menjëherë.

Denoncimi është bërë nga 53 vjeçari N.B ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Korçë, për veprën penale:" Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim"./Copyright TiranaPost.al