SPORT

Dy skuadrat nga Madridi janë gjysëmfinalistet e para të Champions League

Spektakël i jashtëzakonshëm në Santiago Bernabeu në çerekfinalen e kthimit të Champions League.

U deshën 120 minuta për të përcaktuar skuadrën që do të shkojë në raundin tjetër me Realin që fitoi 4-2 ndaj Bayern.

90 minutat e kohës së rregullt u mbyllën 1-2 me golat e Levandovskit për Bayern dhe një autogol të Ramos ndërsa barazimin e përkohëshëm e dha Ronaldo.

Por një karton i kuq i padrejtë ndaj Vidal në minutën e 84-të prishi planet e bavarezëve dhe nga ky moment pas kohës së shtesë erdhi kthesa e Real që shënoi me dy gola të Ronaldos dhe një të Asensios.

Kështu Real bashkë me Atl.Madrid janë dy skuadrat e para të kualifikuara për në 1/2 finale të këtij kompeticioni.

https://youtu.be/8D-Cj7q-tpk

https://youtu.be/d0xqhn4WlV4