Aktualitet

Dy shqiptarë, babë e bijë, humbin jetën në aksident

Dy shqiptarë, babë e bijë humbën jetën në një aksident tragjik në ishullin Rodos, në Greqi. Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur disa minuta pas mesnate.

aks 1

Sipas policisë greke dy shqiptarë po udhëtonin me një automjet tip “Ford” dhe janë përplasur me një pemë. Mësohet se shkak për aksidentin është bërë lagështia në rrugë si dhe shpejtësia e lartë, e cila ka bërë që drejtuesi të humbë kontrollin e mjetit.

aks 2

Viktimat janë të moshave 60 vjeç dhe 30 vjeçe. Dy shqiptarët kanë humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve të marra.