Aktualitet

Dy orë bisedime, por pa marrëveshje! Albin Kurti dhe Isa Mustafa u shmangen gazetarëve

Dy orë bisedime, por pa marrëveshje! Albin Kurti dhe Isa Mustafa u

Në Kosovë vëmendja ishte tek kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe Isa Musatafa i LDK-së, ku pritet të formojnë qeverinë e re, por kundërshtitë dhe mosmarrëveshjet lidhur me postet qeveritare kanë bërë që konstituimi i qeverisë së Kosovës të  kalojë në ngërç.

Sot në takimin prej dy orësh mes Kurtit dhe Mustafës,  pritej që të dilej me një marrëveshje, por mediat e Kosovës thonë se as sot nuk kanë gjetur dakordësi, por të dy kanë vendosur të takohen edhe një herë, të nesërmen ose ditën e mërkurë.

-Mësohet se Kurti e Mustafa kanë shfrytëzuar rrugë tjetër të daljes nga vendi i takimit për t’ju shmangur mediave.

u qëndron mos-marrëveshja? 

Albin Kurti në një letër të dërguar së fundmi Isa Mustafës i bëri një ofertë, ku i ofronte më shumë ministri, por nuk lëshonte kryeparlamentarin, veçse ministrinë e Brendshme. Por LDK e refuzoi duke i bërë një tjetër ofertë Vetëvendosjes; Kërkonte Kryeparlamentarin, postin e presidentit dhe 5 ministri që të jenë nga LDK. Por propozimi u refuzua nga Vetëvendosja./ Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/albin-kurtit-i-shkon-mandati-i-kryeministrit-me-zarf-nga-tani-ka-dy-jave-kohe-te-formoje-qeverine/

http://www.tiranapost.al/qasja-e-ldk-se-merre-ose-lere-do-te-thote-lere-albin-kurti-video-mesazh-pas-propozimit-per-kryeminister/