Për dy muaj, Almeda Abazi do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, një djalë.
Ish-Missi shqiptar tregon në çdo moment lumturinë e pritjes së ëmbël, por ndërkohë ka menduar për të gjitha detajet e momentit të shumëpritur.
Bukuroshja shqiptare ka menduar edhe për mënyrën sesi do ta sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.
“Unë kam dëshirë të bëj lindje normale, por çfarëdo të ndodhë deri në momentin e fundit është punë e Zotit. Mjafton të vijë shëndoshë e mirë”, i përgjigjet Almeda një prej ndjekësve në Insta Story.
Almeda dhe bashkëshorti i saj, aktori turk Tolgahan Sayisman, prej kohësh kanë zgjedhur një emër për vogëlushin, Efehan./Tiranapost.al
