Aktualitet

Dy gota verë ose birrë në ditë dhe me bast që e kap, madje e kalon 90 vjetorin

Sekreti i jetëgjatësisë është kthyer në temë debati prej kohësh. Kemi treguar histori të ndryshme të njerëzve që kanë festuar ditëlindjen e 100-të apo edhe më shumë, dhe versionet e tyre kanë qenë të ndryshme, një franceze tha se kishte ngrënë vetëm bukë me marmalatë e një tjetër thoshte se kishte ngrënë shumë çokollata dhe pak alkool çdo ditë.  Me këtë na u kujtua edhe mbretëresha e Anglisë, Elisabeth e cila çdo plasdite pi një gotë shampanjë.

Ndërsa studimi i fundit tregon se dy gota birrë ose dy gota verë në ditë rrit jetëgjatësinë dhe ul rrezikun e vdekjes së hershme dhe se vera, kryesisht e kuqja ndihmon në memorien e të moshuarve.  Studiuesit thonë se pavarësisht kësaj, edhe gjenet janë ato që ndikojnë shumë në jetëgjatësi. Ky do ishte lajm i mirë për pijedashësit, por kujdes...mos abuzoni! Tiranapost.al E.B

90-plus-study-wine.jpg