SPORT

Dy golat e Messit nuk e shpëtojnë Barcelonën nga barazimi me Eibarin

Dy golat e Messit nuk e shpëtojnë Barcelonën nga barazimi me

Barcelona e ka mbyllur sezonin 2019/2019 në La Liga me barazim, pasi i ka ndarë pikët me Eibarin (2-2).

Marc Cucurella e ka kaloi në epërsi Eibarin në minutën e 20-të, por epërsia e tyre nuk zgjati shumë. Lionel Messi ishte tejet i disponuar për lojë, duke arritur që ta barazonte, por edhe ta përmbyste rezultatin.

Golin e parë për skuadrën katalunase, superylli argjentinas e shënoi në minutën e 31-të, ndërsa një minutë më vonë e ka përmbysi rezultatin.

Por, kur u mendua se Barcelona po shkonte në pushimin e pjesës së parë me epërsi, Eibari i barazoi shifrat me anë të Pablo De Blasis (45’).

Në pjesën e dytë nuk munguan rastet nga të dyja anët, por në fund skuadrat i ndanë pikët në ndeshjen e tyre të fundit për këtë sezon.

Barcelona e kishte fituar titullin e La Ligas xhiro më parë, ndërsa këtë sezon e mbylli me 87 pikë të grumbulluara, nëntë më shumë se Atletico Madridi, që përfundoi në vendin e dytë. /XH.K