• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Dy gjigantë “çmenden” për Pogba, ja plani i Manchester United për francezin


    Manchester United pret që mesfushori Paul Pogba të qëndrojë në radhët e tij, të paktën edhe këtë verë, njofton “Sky Sports News”. Pra, nuk është i prirur të dëgjojë asnjë lloj oferte për të në këtë “stacion” transferimesh të futbollistëve.

    Ole Gunnar Solskjaer, trajneri i “Djajve të Kuq”, e sheh mesfushorin francez si një pjesë kyçe të planeve të tij për sezonin e ri, ndaj ka kërkuar nga klubi të ngrejë “murin” rreth 26-vjeçarit. Vetë Pogba tha të dielën se “mund të jetë një kohë e mirë për të pasur një sfidë të re, diku tjetër”.

    Real Madridi dhe Juventusi janë tepër të interesuar që të nënshkruajnë me fituesin e Kupës së Botës në vititn 2018. “Sky Sports News” raportoi që në prill se Real Madridi donte të blinte Pogba dhe Eden Hazard, këtë verë. Belgu e përfundoi transferimin stratosferik nga Chelsea në “Bernabeu”, javën e kaluar, ndërsa francezi mbetet ende pezull.

    Ndërkohë, drejtori sportiv i Juventusit udhëtoi javët e fundit drejt zyrave të Manchester United (në Londër) për të zhvilluar bisedime me drejtuesit atje. Në fokus ishin mundësitë potenciale për ta marrë Pogba përsëri në Torino, tri vite pasi u largua së andejmi. /XH.K

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]