• Shqip
  • English
  • E diel, 20 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Dy gazetarët që postuan lajmin e rremë për tërmetin lihen të lirë


    Dy gazetarët e Syri.net dhe Shekulli janë lënë të lirë. Aurel Rakipllari nga Syri.net dhe Daniela Grica nga Gazeta Shekulli u ndaluan mbrëmë nga policia për shkak të lajmeve Fake që publikuan, duke u bërë thirrje njerëzve të dilnin nga shtëpitë se një tërmet i fuqishëm do të godiste vendin, madje kishin bërë edhe parashikime që as shkenca nuk mundet dot. Thonin se tërmeti do të binte në orën 23:30.

    Ky lajm që u përhap frikshëm në rrjetet sociale, shkaktoi panik tek njerëzit të cilët ashtu siç ishin në shtëpitë e tyre, dolën me shpejtësi dhe kishin frikë të ktheheshin. Rrugët u mbushën plot me makina e ndërsa sheshet plot me njerëz, duke pritur me ankth se çdo të ndodhte. Për dy gazetarët, burime nga policia njoftojnë se do referohet materiali në gjendje të lirë, pra hetimet vijojnë./ Tiranapost.al. 

    Image result for Aurel Rakipllari

    Daniela Grica

    Image result for Aurel Rakipllari

    Aurel Rakipllari

    Çfarë parashikon ligji për përhapjen e informatave të rreme që ngjallin panik? Lexoni si më poshtë:

    Lajmi i rremë për tërmet/ Panikohen banorët në Tiranë, dalin në rrugë. Ja fotot e Tiranapost

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]